Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Përshtat kufirin e territorit sipas rrugës

Ndryshimi i kufirit të territoreve bëhet në faqen e posaçme të territoreve. Kalo në modalitet modifikimi (nëse nuk je i sigurt se si bëhet, konsulto udhëzimet në faqen Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit).

Zgjidh territorin që dëshiron të ndryshosh duke bërë klik mbi të. Territori ka për t'i ngjasuar territorit në figurën më poshtë, nëse nuk është i bllokuar.

Përshtat kufirin e territorit sipas rrugës

Duket qartë se viza e kufirit të territorit nuk e ndjek tamam tamam drejtimin e rrugës, dhe të përpiqeshe ta bëje vetë këtë do kërkonte goxha punë. Por duke klikuar në tastin e djathtë të mausit sipër pikës së bardhë gjysmë të tejdukshme, si theksohet edhe te figura më poshtë, ke mundësin të përdorësh funksionin që përshtat vizën e kufirit me drejtimin e rrugës.
Tani do të shfaqet një linjë e kuqe e cila të jep idenë se ku do të vendoset viza e re e kufirit në territorin tënd.

Duke klikuar mbi zerin "Përshtat sipas rrugës", në menu-në që do të shfaqet, funksioni do të aplikohet në territorin tënd. Kurse, duke klikuar jashtë menu-së, menu-ja do të mbyllet dhe funksioni për përshtatjen e vizës së kufirit sipas rrugës do të zhbëhet.

Duke e pranuar ndryshimin që bëre, kufiri do të përditësohet si tregohet në figurën më poshtë.