Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Shiko cilësimet e territorit

Modifiki ose ndryshimi i pamjes së të gjitha territoreve të tua bëhet në faqen e posaçme të territoreve. Kalo në modalitet modifikimi (nëse nuk je i sigurt se si bëhet kjo, konsulto udhëzimet në faqen Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit).

Kur je në modalitet modifikimi thjesht mjafton të klikosh te butoni i cilësimeve që të të shfaqet dritarja e vogël e cilësimeve të territorit.
Do të shfaqet një dritare e vogël ngjashëm asaj që tregohet më poshtë. Tani, pamja e të gjitha territoreve të tua mund të ndryshohet direkt nga kjo dritare e vogël.

Ngjyra e pamjes së territorit

Ngjyra e pamjes së territorit është ngjyra e cila përdoret kur shikon secilin territor të një grupimi në mënyrë individuale. Ngjyra vendoset që të qartësojë zonat e ndryshme të territoreve, prandaj ki kujdes kur ndryshon një ngjyrë.

Stili i hartës i personalizuar

Stili i hartës i personalizuar, është thjesht adresa URL e stilit të hartës që ke krijuar më parë dhe që mbase më vonë dëshiron ta përdorësh. Ky stil mund të përdoret duke e zgjedhur atë nga lista stileve të tjera, dhe është i etiketuar si "I personalizuar". Konsulto të gjitha dokumentimet lidhur me stilet e hartës të personalizuara për informacione të mëtejshme se si mund të krijosh një nga këto.

Trashësia dhe tejdukshmëria e vizës

Kjo vizë përben kufirin që rrethon gjithë territorin. Rregullimi i trashësisë dhe i tejdukshmërisë ka për të ndryshuar trashësinë dhe tejdukshmërinë e vizës së kufirit të territorit që duket në hartë.

Mbushe me ngjyrë të tejdukshme

Mbushja me ngjyrë të tejdukshme, krijon një "velë" të tejdukshëm që mbulon zonën brenda kufive të territorit. Rregullimi i tejdukshmërisë do të përcaktojë se sa e dukshme do të jetë mbushja për të gjitha territoret.

Disa kongregacione preferojnë të mos kenë mbushje me ngjyrë. Për ta hequr mjafton ta vendosësh nivelin e tejdukshmërisë në 0.