Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Vizatimi i territoreve

Vizatimi i territoreve mund të bëhet në faqen e posaçme të territoreve. Kalo në modalitet modifikimi (nëse nuk je i sigurt se si bëhet, konsulto udhëzimet në faqen Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit).

Vizato një poligonë

Shumica e territoreve që ke për të krijuar, kanë formën e një poligoni. Gjithashtu ke mundësinë të vizatosh edhe rrethe dhe drejtkëndësha të cilat vizatohen në mënyrë të ngjashme poligonave.

Seleksiono mjetin e vizatimit 'poligonë' nga menu-ja, si tregohet më poshtë.
Kliko me puntatorin e mausit në zonën e hartës ku dëshiron të fillosh të vizatosh.

Mund të zmadhosh dhe të zvogëlosh me rrotëzën e mausit. Kliko dhe mbaje të shtypur rrotëzën e mausit për ta lëvizur hartën teksa vizaton territorin.

Vendos linjat në hartë, si tregohet më poshtë, duke klikuar. Çdo klikim të mausit theksohet në ilustrim nga rrethet e bardha.
Për ta kompletuar vizatimin e territorit tënd, mjafton thjesht të lidhësh të dyja ekstremet e plogonit si tregohet në ilustrim.

Territor i kompletuar

Tani territori yt ka marrë formë. Numërimi bëhet automatikisht duke përdorur direkt numrin pasues të disponueshëm, si tregohet më poshtë.
Të lumtë! Tani di se si mund të vizatosh një territor. Mund të ndryshosh formën e territorit tënd në çdo moment. Për të parë se si mund ta bësh, hidhi një sy video leksionit për modifikimin e territoreve.