Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit

Territoret e kongregacionit tënd, si opsion përzgjedhës, mund të shikohen por nuk mund të ndryshohen dhe territoret e reja nuk mund të shtohen. Kjo të jep mundësinë ty dhe kongregacionit tënd që të shikoni territoret tuaja bashke me statistikat e tyre të ndryshme pa pasur pa pritur ndryshime ose fshirje territoresh.

Ndryshimi i modalitetit

Të ndryshosh modalitetin është goxha e thjesht. Së pari gjej menu-në e opsioneve, si tregohet në vijim.
Kliko në butonin e menu-së së opsioneve që të zgjerosh menu-në. Kjo mund të bëhët edhe duke shtypur në tastin e ndarjes së fjalëve.

Tani mund të aktivizosh ose ç'aktivizosh modalitetet duke klikuar në butonat Vizualizo/Modifiko në varësi të modalitetit në të cilin gjendesh aktualisht, si tregohet në vijim.
Mund të kalohet lehtësisht nga një modalitet te tjetri edhe duke shtypur në të njëjtën kohë tastin Ctrl dhe tastin e ndarjes së fjalëve (Ctrl + Space).