Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Ndrysho kufirin e territorit

Ndryshimi i kufirit të territoreve bëhet në faqen e posaçme të territoreve. Kalo në modalitet modifikimi (nëse nuk je i sigurt se si bëhet, konsulto udhëzimet në faqen Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit).

Zgjidh territorin që dëshiron të ndryshosh duke bërë klik mbi të. Territori ka për t'i ngjasuar territorit në figurën më poshtë, nëse nuk është i bllokuar.

Modifikimi i kufirit të territorit

Kliko dhe mbaj shtypur tastin e mausit duke lëvizur pikën e bardhë si theksohet te figura më poshtë.
Tani mund ta lëvizësh pikën kudo në territor, si tregohet më poshtë. Nuk ka nevojë kurrë t'i ruash ndryshimet që ke bërë sepse ato ruhen direkt automatikisht falë sistemit.

Shto një pikë

Territori yt ka gjithashtu pika gjyshmë të tejdukshme midis dy pikave eksistuese. Duke klikuar mbi këto pika, i shton kufirit të territorit tënd një pikë tjetër, si tregohet më poshtë.
Këtë mund ta bësh sa herë të jetë e nevojshme deri sa arrin formën e dëshiruar për kufirin e territorit tënd, si tregohet në figurën më poshtë.

Fshij një pikë

Mjafton të klikosh tastin e djathtë të mausit kur të jesh sipër pikës që dëshiron të fshish.