Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Figura e territorit

Imazhi i territorit është i menduar si një shtesë për territorin, por mund të përdoret gjithashtu si harta e tërë e territorit nëse zgjidhet të bëhet kështu.

Për të ngarkuar ose ndryshuar imazhin e territorit hap vetitë e territorit. Hapja e vetive të një territori bëhet në faqen e Territoreve. Nëse nuk jeni të sigurt se si të aksesoni vetitë e territorit, hidhni një sy në udhëzuesin Vetitë e Territorit.

Ngarko imazhin që dëshiron të përdorësh duke e zgjedhur nga kompjuteri yt dhe pastaj kliko butonin e ngarkimit siç tregohet më poshtë. Pranohen vetëm formatet e imazheve JPEG dhe PNG.
Pasi imazhi të jetë ngarkuar, një miniaturë e imazhit do të shfaqet brenda dialogut të vetive. Ky imazh mund të fshihet në çdo kohë duke klikuar butonin e fshirjes siç është treguar në imazhin më poshtë. Nëse dëshiron të ndryshosh imazhin, imazhi i mëparshëm duhet të fshihet së pari.
Pas ruajtjes së imazhit, imazhi i ngarkuar i territorit do të shfaqet si kur shikohet territori individualisht ashtu edhe kur shtypet territori. Një shembull i shfaqjes së imazhit në pamjen individuale të territorit tregohet më poshtë.