Meny

Rreth nesh

Disa informacione rreth Territory-t Helper.
Territory Helper—Rreth nesh

Çfarë është Territory Helper?

Territory Helper është shumë më tepër se çfarë nënkupton emri i tij. Ai ndihmon shërbëtorët përgjegjës për territoret e kongregacionit dhe ndoshta edhe pak më shumë.

Është një aplikacion ose sit, përdorimi i të cilit bazohet në Internet, që krijon një platformë uniforme për të krijuar, menaxhuar dhe analizuar territoret e një kongregacioni. Territory Helper është aplikacioni i parë i projektuar posaçërisht për territoret, duke eliminuar përdorimin e programeve të shtrenjtë të hartimit, ose edhe më keq, të letrës dhe të gërshërëve.

Pse është i bazuar në Web?

Ka disa arsye përse teknologjia Web është e shkëlqyer për aplikacionet. Aplikacionet Web i japin mundësi përdoruesve, pra ju, të përdorni sistemin operativ që dëshironi. Territori Helper është projektuar gjithashtu për përdorim global. Jo të gjitha vendet kanë qasje në kompjuterë të shpejtë që mund të ruajnë dhe të përpunojnë të gjitha të dhënat e krijuara nga një kongregacion.

Hartat janë të gjitha të ndërtuara falë numerious web based map providers.. Kjo lejon një gamë të gjerë të pajisjeve për të parë dhe redaktuar hartat në mënyrë të barabartë. Një tjetër avantazh i madh të teknologjisë Web është se informacioni mund të ndahet me të gjithë kongregacionin pa u shqetësuar kurrë për sinkronizimin e të dhënave.

Të dhëna të përgjithshme

Është vërejtur se është shumë e vështirë të sigurohen programe ekzistuese që mund të plotësojnë nevojat e atyre që duhet të krijojnë territore.
Shpejt u kuptua se të gjithë, pak a shumë, hasin të njëjtat probleme. Disa kanë provuar programe për planifikimin e itinerarëve, disa programe për krijimin e hartave online dhe disa të tjerë kanë vazhduar thjesht me metodën tradicionale të "letrës dhe gërshërëve".
Kështu na lindi ideja: "Pse të mos krijojmë një aplikacion?"