Përdorimi i rekomanduar
Krijimi dhe administrimi i territoreve brenda çdo kongregacioni mund të trajtohet në shumë mënyra të ndryshme në varësi të nevojave të kongregacionit dhe të nevojave të territoreve.
Gjithsesi kemi përpiluar një
udhëzues i përgjithshëm të përdorimit të rekomanduar për administrimin e territoreve bazuar në mënyrat e përdorimit të shumicës së kongregacioneve të tjera që përdorin Territory Helper dhe nga metodat që ata kanë gjetur më së miri për të përmbushur nevojat e territorit të tyre.
Pajisje në Sallën e Mbretërisë
Territory Helper mund të përdoret në çdo pajisje që mban një shfletues interneti modern, ose “browser”.
Nuk ka një mënyrë të gabuar për sa i përket përdorimit të Territory-t Helper brenda kongregacionit tënd.
Shumë kongregacione e kanë gjetur të dobishëm për të kryer caktimet e territorit dhe shtypjen nga një tabletë ose laptopë të vogël në Sallën e Mbretërisë.
Rekomandohet gjithashtu një printer i vendosur në Sallën e Mbretërisë, që mund të arrihet me valë, për të shtypur ose printuar caktimet.
Nëse kongregacioni juaj do të donte të shfaqte zonën e predikimit që i është caktuar, në Sallën e Mbretërisë, ju lutemi vizitoni faqen e dokumentimit
Harta e Kongregacionit në Murë.
Organizimi
Rekomandohet që të ndahen territoret në
llojë të veçanta.
Në fakt, shpesh kongregacionet krijojnë llojë të veçanta për territore si: rurale, qytetare, biznesi dhe letër.
Kongregacione të tjera e kanë gjetur të dobishme të krijojnë llojë të bazuara në zonën ku i takon territori.
Territoret duhet të numërohen thjesht, duke shmangur përdorimin e letrave ("A", "B", etj.) dhe nën-numërimin ("1.1", "1.2", etj.).
Numërimi i territorit në kuptimin tradicional ishte e vetmja mënyrë për të identifikuar një territor.
Por kjo nuk ndodh me Territory Helper, meqë territoret mund të kenë
etiketa dhe
tage të cilat ofrojnë mënyra shumë më të lehta dhe përshkruese për të gjetur territorin që kërkoni.
Trajtimi i caktimeve
Faqja e caktimeve siguron një listë tradicionale të të gjitha caktimeve të territoreve tuaja në një format dhe pamje të ngjashme si formati dhe pamja e S-13-es.
Territory Helper i përpilon të dhënat e caktimit të territorit në moment dhe automatikisht, kështu që sistemi mund t'i përdori për analiza statistikore për kongregacionin që të ketë informacione në lidhje me punimin e territoreve. Kjo lehtëson mbulimin e tërë territoreve.
Duam të
rekomandojmë edhe që caktimet e reja të territoreve të bëhen përmes
Panelit kryesor (Dashboard), për t'u siguruar që territori që u caktua të jetë ai që është punuar më pak kohët e fundit.
Gjithashtu, te faqja e
territoreve, mund të gjesh
harta kastile për të parë cilat territore janë punuar më pak.
Shtypja ose printimi
Për shumicën e kongregacioneve shtypja e territoreve po bëhet një teknikë gjithnjë e më e vjetër dhe keni për të zbuluar se territoret në
formatin elektronik janë më të dobishëm, veçanërisht kur përdorim rregullisht pajisjet tona në shërbim.
Megjithatë, shumë vazhdojnë të duan një version të printuar të territorit të tyre ose të fletës së caktimeve.
Rekomandohet që caktimi, të shtypet
pasi të jetë caktuar plotësisht, në format
Letër ose A4.
Printimi do të përfshijë informacionin e caktimit, datën e skadencës, udhëzimet dhe shënimet e tjera specifike për caktimin e atij lajmëtari.
Shtypja, kur është e caktuar, lejon që lajmëtari të përdorë letrën si një fletë pune dhe nuk kërkon që shërbëtorët në repartin e territoreve të mbajnë gjurmët dhe të ribotojnë territoret e humbura.
Profilët e lajmëtarëve
Rekomandohet që secili lajmëtar të ketë një
adresë email të regjistruar në profil që të kenë qasje të drejtpërdrejt në lidhje me caktimet e tyre dhe me disa veprime si shtypja e territoreve, mundësia për të marrë dhe për të dërguar njoftime dhe për të kërkuar një territor të ri direkt nga Territory Helper.
Vizitat e Mbikëqyrësit Qarkor
Mund t'i sigurosh Mbikëqyrësit tënd Qarkor të gjitha statistikat që ke në panelin kryesor. Këto janë informacione që Mbikëqyrësat konsultojnë për të parë se si kongregacioni po mbulon territoret e veta.
Nëse Mbikëqyrësi Qarkor do të donte formularin e shtypur S-13, ky mund të konsultohet nëpërmjet faqes Import/Eksport.