Bashkëpunimi me territoret
Të punosh territorin tënd në mënyrë të plotë është një prioritet i madh dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të përdorësh sistemin e integruar të bashkëpunimit për
vendndodhjet.
Në fakt duke i shtuar
vendndodhje ose adresa territorit tënd, lajmëtarët e tjerë të kongregacionit do të jenë në gjëndje t'i përdorin ato në të ardhmen teksa punojnë në të njëjtin territor.
Shtimi i një vendndodhjeje ose adrese
Në rradhë të parë,
duhet të kesh
hyr në sit duke përdorur kredencialet e tua për të shtuar një vendndodhje ose adresë.
Pasi të kesh hyr, mjafton vetëm
të klikosh në butonin e
opsioneve të hartës dhe të klikosh në zerin
Modifiko për të kaluar në modalitet modifikimi, si tregohet në figurë.
Një herë që je në
modalitet modifikimi mund të
shënosh në hartë
vendndodhjen ose adresën me mjetin e posaçëm të vizatimit, si tregohet te figura më poshtë.
Ka një shumëllojshmëri të madhe të
llojëve të vendndodhjeve nga të cilat mund të zgjedhësh. Për shembull mund të zgjedhësh një shtëpi tradicionale, një kompleks apartamentesh, një zyrë, apo edhe një parkim kamionash.
Konfirmimi i vendndodhjes së krijuar
Pasi të keni shënuar se ku është vendndodhja në hartë, do të shfaqet një dritare e vogël që kërkon konfirmimin e krijimit, siç tregohet në foton më poshtë.
Ruajtja
Pasi të sigurohesh se të dhënat e vendndodhjes janë të sakta,
ruaj vendin, dhe ai vend do të shtohet dhe do të disponohet për të gjithë kongregacionin tënd!
Vendndodhja do të shfaqet në listë, siç tregohet në figurën më poshtë, dhe do të jetë e disponueshme për kongregacionin tënd si në formatin elektronik edhe në formatin e printuar, pasi të jetë
miratuar nga shërbëtorët e repartit të territoreve të kongregacionit tënd.
Komplekse dhe njësi banimi
Një vendndodhje mund të përbëhet nga
njësi banimi në të cilat ka më shumë adresa, të cilat mund të gjenden brenda të së njëtës ndërtes.
Këtu është e mundur të përdorësh
njësitë e banimit ekzistuese dhe të shtosh të reja. Kjo të ndihmon që të mos i humbësh hollësitë e këtyre adresave.
Mjafton të klikosh në butonin "Shto një njësi" për të shtuar një njësi banimi në një vendndodhje të caktuar, si tregohet në figurë.