Meny

Qendra e ndihmes

Eksploro qendrën e ndihmës për hapat e para ose për të mësuar se si mund të përfitosh më shumë nga Territory Helper.

Vetitë e vizatimeve

Të gjitha vetitë dhe stili i vizatimit mund të ndryshohen në çdo moment.

Ndryshimi ose fshirja e një vizatimi kryhet në faqen e modifikimit të hollësive të territorit. Kalo në modalitet modifikimi (nëse nuk je i sigurt se si bëhet, konsulto udhëzimet në faqen Bazat e vizualizimit dhe të modifikimit). Teksa je në modalitet modifikimi kliko thjesht mbi vizatimin tënd. Vizatimi yt tani do të jetë i seleksionuar dhe ke mundësinë ta modifikosh. Do jetë i ngjashëm me figurën më poshtë.
Kliko me pulsantin e djathtë të mausit mbi vizatimin për të shfaqur menu-në e shpejt si tregohet në figurën vijuese. Mjafton të klikosh te zeri vetitë të menu-së së shpejt.


Pas klikimit në zerin vetitë do hapet një dritare e vogël e vetive të vizatimit, si në figurën më poshtë.

Ngjyra

Ngjyra mund të vendoset për vizën e një vizatimi, për një vizatim si polilinja, etj. Mjafton të klikosh te menu-ja dhe të zgjedhësh ngjyrën nga paleta e ngjyrave.

Mbushja me ngjyrë

Ngjyra e mbushjes së zonës së brendshme të vizatimit mund të zgjidhet thjesht duke klikuar te menu-ja dhe duke zgjedhur ngjyrën nga paleta e ngjyrave.

Trashësia e vizës

Trashësia e vizës së vizatimit.

Tejdukshmëria

Sa i tejdukshëm do të duket vizatimi në hartë.

Mbushja me ngjyrë të tejdukshme

Sa e tejdukshme do të duket mbushja e zonës së brendshme të vizatimit në hartë.

Pasi të kesh vendosur cilësimet e dëshiruara për vizatim, thjesht kliko ruaj që t'i aplikosh dhe t'i ruash ndryshimet që bëre.